“U njohëm në LindkedIn”, Floriana Garo rrëfen historinë e dashurisë: Takimi romantik në Itali ishte…

Floriana Garo e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se bashkëshortin e saj e njohu përmes platformës LindkedIn dhe pas një muaji bisedime intesinve ata vendosën të takoheshin.

Takimin e parë e kanë bërë në Itali dhe ishte takimi që përcaktoi se do ta kalonin jetën së bashku.

Floriana Garo: E kam njohur online përmes platformës LindkedIn, që nuk ka lidhje është platformë profesionale, por që aty qëlluam që ta shihnim njëri-tjetrin. Vijuam një komunikim intensiv për thuajse një muaj, përpara se të vendosnim të takoheshim, edhe kur u takuam patëm të njëjtën kimi që kishim edhe pa u takuar.

Erjona Rusi: Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga ky komunikimi një mujor?

Floriana Garo: Më bëri përshtypje fakti që im shoq nuk më njohu kush isha. As nuk e dinte fare se me çfarë merresha dhe ndoshta më kishte parë vetëm një herë në televizor, por nuk më kishte ndjekur. Më intrigoi shumë dhe isha e lirshme që të shprehesha. Ai ka atë natyrën që t’i shikojë këto emisionet, nuk është pas botës së ekranit dhe unë i tregoja çdo gjë nga fillimi, si vinte nga unë dhe si e ndjeja unë, jo siç e shihte ai nëpër emisione apo gjërat që kisha bërë gjatë emisioneve të mia. Ka qenë një marrëdhënie shumë e sinqertë ku e kemi njohur njëri-tjetrin nga fillimi, shumë intensivisht. Më bëri serioziteti i marrëdhënies, serioziteti i tij, zgjuarsia e tij, shumë cilësi që ai ka, që më bënë për vete.

Ajo tregon se takimin e tyre të parë e kanë bërë në Itali dhe e konsideron si një takim shumë të ëmbël dhe romantik. Ishte takimi që përcaktoi se do ta kalonin jetën së bashku

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...