“Na keni hapur barkun!” Ronaldo nuk përmbahet në studio: Boll k…

Siç e ka për “traditë”, edhe këtë puntatë në “E diell” plasën debatet në studio.

Teksa po diskutohej për paragjykimet meshkuj-femra, për këto të fundit Ronaldo Sharka u shpreh se viktimizohen shumë.

Si për krahasim, Ronaldo tha se vajzat e sotme të rrjeteve sociale bëjnë deklarata të ndryshme për të tërhequr vëmendje e më pas viktimizohen.

I indinjuar, gazetari kërkoi që të flitet më shumë për gratë që vërtetë vuajnë duke punuar, e jo për vajzat e rrjeteve sociale të cilat nga një krah viktimizohen, e nga krahu tjetër marrin 2000 mijë euro për postim.

“Pse qurraviteni këtu në ekran, kur merrni 2000 euro për një postim në Instagram. Ti prandaj del në televizor që të shahesh dhe prandaj bën ato deklarata. Që të të rritet aktiviteti në Instagram dhe të marrësh lekë. Pse na ankoheni kot? Na bëni sikur çfarë ka ndodhur.

Pse nuk dilet të flitet për gratë, për gratë që punojnë tani në mes të vapës në furrë buke, gratë që mbledhin jonxhë në fshat, po na hapën barkun mo Manush! Jo po shahemi, jo po na bullizojnë, po boll se na vdiqën!”, u shpreh Ronaldo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME