Pastrohen pirgjet me mbeturina në Theth

Pirgje me mbeturina ishte imazhi që të mirëpriste në Theth deri një ditë më parë. Nisur nga kjo situatë marrë shkas edhe nga denoncimi i banorëve, Bashkia e Shkodrës është vënë në lëvizje duke pastruar të gjithë zonën.

Mbeturinat të cilat po bllokonin edhe rrugën hyrëse në fshat, janë pastruar totalisht, ndërkohë koshat ishin lëvizur nga zona e përcaktuar dhe persona të papërgjegjshëm i kishin zhvendosur ato në anë të rrugës.

Në këtë mënyrë bashkia i ka kërkuar firmës kontraktuese, që të zbatojë kontratën në pastrimin e pikës turistike dhe njëherësh i ka bërë apel të gjitha bizneseve që të depozitojnë mbetjet në vendet e përcaktuara nga bashkia.

Vetëm gjatë fundjavës, në Theth, ka mbi 1000 vizitorë ne bujtinat që ka zona dhe pastrimi periodik nuk mjaftonte. Tashmë situata duke se i është rikthyer normalitetit me ndërhyrjet e vazhdueshme në bazë të grafikut të pëcaktuar nga bashkia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...