Ndërhyrjet estetike, Berdyna: Shqiptarët kanë qejf të rrisin buzët, t’i formësojnë

Rreze Berdyna, mjeke e specializuar në fushën e estetikës ka treguar sonte në “Opinion” mbi tendencën e njerëzve kohëve të fundit në këtë fushë.

Ajo thotë se më së shumti, njerëzit që shkojnë te klinika i kërkojnë volum të buzëve dhe rregullim të nofullës, duke theksuar se ky fenomen është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme jo vetëm tek të rinjtë, por edhe te moshat më të mëdha.

-Njerëzit që vijnë zakonisht, çfarë ju kërkojnë më shumë?

Rreze Berdyna: Zakonisht kërkojnë që të aplikojmë acidin hialuronik, t’u japim volum buzëve, nofullat…

-Korrigjime në fytyrë.

Rreze Berdyna: Po, po! Unë kryesisht merrem me korrigjimet në fytyrë.

-Është shtuar së fundmi?

Rreze Berdyna: Po shumë, jashtëzakonisht shumë! Jo vetëm moshat e reja, po ka dhe mosha që përpara nuk kanë mundur dhe tani vijnë rregullisht. Normal që lëkura është ndryshe kur kërkon mirëmbajtje se sa kur duhet të trajtohet. Kanë qef ti rrisin buzët dhe t’i formësojnë.

-Një herë në emision morëm 4 fotografi vajzash që dalin në televizor, zmadhuam vetëm buzët dhe i kishin njësoj.

Rreze Berdyna: Varet prej formës, asnjëherë nuk duhet aplikuar mbi 1 ml acid hialuronik herën e parë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...