Pse shqiptarët kanë “shpërthyer” kundër Ledri Vulës dhe Romeo Veshajt?

“E keni dit”, është projekti më i ri muzikor i cili ka arritur që të “fiksojë” të rinjtë dhe jo vetëm. Në lokale, në makinë, në rrjetet sociale “e keni dit” e Ledri Vulës dhe Romeo Veshajt është kthyer deri më tani në himnin e kësaj vere dhe këtë e tregojnë më së miri dhe shifrat në “Youtube”, ku në vetëm 7 ditë kënga ka arritur të mbledhë 2.3 milionë shikime.

Deri tani gjithçka duket në rregull, kënga e bukur, suksesi i garantuar, por pse ndjekësit kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale ndaj Ledrit dhe Romeos, madje i kanë quajtur ata edhe “racista”.

Përveç reperit dhe aktorit, lezeti i këtij projekti ka qenë pikërisht Klementi, çunaku i cili këndon refrenin e këngës. Mirëpo, dy artistat kanë zgjedhur që Klementit t’ i përdorin vetëm zërin në këngë dhe nuk e kanë futur në klip. Kjo ka irituar jo pak fansat të cilëve i është dukur e padrejtë mungesa e Klementit të videoklip si dhe mos shënimi i emrit të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME