Çdokush kur kalon afër teatrit “Migjeni”, përballë tij në “Rrugën e Gjërë”, syri ndeshet me këtë person, që quhet Çesk Toma 56 vjeç, nga fshati Beltojë.Me tavolinën e tij të vogël dhe me një karrige ai vjen çdo ditë nga Beltoja në Shkodër për të siguruar jetesën, duke mbushur dhe riparuar çakmakë.
Ai është i vetmi dhe i fundit që e bën këtë punë ndaj qytetarët ,kryesisht mosha e tretë të cilët janë të fiksuar pas cakmakëve, ndalojnë tek Cesku për ti mbushur ose riparuar.56-vjeçari thotë se dikur arrinte të siguronte të ardhura deri në 3 mijë lek të reja në ditë dhe mbante familjen, ndërsa sot ai tregon se punon sa për të mbijetuar.
Dikur në Shkodër numëroheshin mbi 20 persona që merreshin me riparimin dhe mbushjen e cakmakëve, ndërsa sot kjo punë artizanale është në zhdukje dhe i vetmi që ka mbetur është Cesku i cili thotë se do ta vazhdojë derisa të ketë frymë.