Dasma e Megit bën zyrtare edhe lidhjen e Genarit, Cindy Marina shkon në ceremoni me prindërit. Topalli ndan videon nga kisha

Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa-vjeçare.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.

Ndërkohë që e pranishme në këtë ceremoni ka qenë padyshim dhe modelja dhe moderatorja Ciny Marina, e cila është dhe partnerja e Genar Topallit. Në këtë ceremoni ajo ka marrë pjesë së bashku me familjen e saj, çka tregon se marrëdhënia me Genarin tashmë është dhe familjare.

Lajmi i dasmës u bë publik nga vetë Megi, e cila shpërndau në rrjetet sociale foto me fustanin e bardhë ku shkruante se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME