‘Rita më thotë kur do bësh një beb’, Roza Lati: Sot është e vështirë

Roza Lati ishte e ftuara e Ermaliit në ‘Më prit në fundjavë’ teksa rrëfeu mbi projektet e saj më të fundit. Fotosesioni i ri ngjalli kureshtjen online, kureshtje që ajo thotë se e merr edhe për shkak të tematikave specifike që përdor.

Ermali tregoi se herën e fundit që ishin takuar kishte dëgjuar që Roza fliste shpesh për lutjet, teksa ajo shtoi: ‘Lutjet funksionojnë, kam fituar një qetësi brenda vetes që çdo gjë do shkojë mirë. Fuqia e lutjes është e madhe, bëni mirë se do të gjeni mirë, mbajeni shpirtin e pastër dhe do i shihni rezultatet’.

Ajo sapo është kthyer nga disa pushime me Rita Latin, raport i cili gjithmonë merr vemëndjen e publikut.

‘Zihemi grihemi gjithë ditën prandaj e dua shumë sepse dhe qeshim shumë me njëra tjetrën. Ne jemi si shoqe të ngushta, fiks si ato shoqet e ngushta të filmave amerikanë’.

A kërkon Rita ende një fëmijë me ngulm nga Roza?

‘Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Kam qënë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve. Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...