Përveç faktit që në 30 vite martesë, Violeta dhe Fadili nuk kanë bërë pushime bashkë, nisin të dalin edhe probleme të tjera mes çiftit. Violeta thotë në “Shihemi në Gjyq”, rubrikë nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ka dyshime për Fadilin dhe kthimin e tij në shtëpi në orë të vona të natës.
Ajo thotë se ai vazhdimisht del me shokët dhe sipas tij, shkon në kafene, por ajo nuk e di se ku është vërtet. Pavarësisht se i përgjigjet gjithnjë në telefon, nuk i tregon vendin e saktë ku ndodhet.
Violeta: Në Greqi, hyn pas orës 12 edhe njëherë ia kam hedhur rrobat nga kati i dytë të shkojë në punë. I kam thënë pse vjen kaq vonë? Ia kam hedhur rrobat nga kati i dytë, ka fjetur në makinë!
Ardit Gjebrea: Po pse?
Violeta: Pse? Se vjen pas orës 12. I thashë po shtëpia çfarë është?
Ardit Gjebrea: Po me kë ishte?
Violeta: Ku e di unë, ai thotë me shokët. Unë s’e di me kë është, me shoqe, me shokë…
Fadil: Me shokët do dal, qysh, nuk dal me shokët unë?
Violeta: Sa herë e bën këtë ti?
Fadil: Pse kur ke marrë në telefon ti nuk të është ngritur telefoni?
Violeta: Ma ke ngritur edhe del jashtë. I them unë dale ma trego se çfarë vendi je, ti më tregon murin. I them unë po te muri je ti në kafene? Ai thotë “s’të duhet gjë ty se ku jam unë!”
Fadil: Po dal jashtë unë se bëhet zhurmë brenda, nuk dëgjohet.
Violeta: Vetëm ti del jashtë, s’ka njeri tjetër atje, vetëm ti je atje! Gjithë dynjaja atje flasin, po ti s’tregon se ku je!
Fadil: Nuk dëgjohet aty brenda.
Violeta: Nuk tregon se ku je!
Ardit Gjebrea: Violeta, po nga muri kupton ndonjë gjë nga muri?
Violeta: Kuptoj, po.
Ardit Gjebrea: Çfarë muri është?
Violeta: Një gënjeshtër, asnjë gjë tjetër, një gënjeshtër! I them unë, ai mur s’është kafeneja. O futu të shikoj kush është atje o s’ka! “Jo”, më thotë mua, “këtu, po deshe, po s’deshe”… I thashë do të të kyç derën, do të të lë jashtë. “Bëj provë e të shikosh”, më tha. Dhe unë nga frika hap derën./tvklan.al