Fenomeni ‘El Nino’ ‘kërcënon’ botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin

Pas shtatë vjetësh, klima kërcënon njerëzimin sërish nga El Nino.

Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike Wmo, raporton ‘Tgcom’.

“Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME