Prej shumë kohësh segmenti i vjetër që lidhë Shkodrën me Velipojën vuan mungesën e investimeve.
Në këtë aks me gjatësi rreth 3 km ndeshesh me një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi e sinjalistikës dhe e mbrojtjeve anësore si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia , duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh.

Banorët e fshatit Bërdicë thonë se prej më shumë se 5 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ndërtimi i rrugës së re Shkodër - Velipojë ka bërë që kjo zonë të lihet në harresë.

Banorët e Bërdicës shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për rehabilitimin e këtij aksi dhe kthimin në kushte normale për qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve.