Argjinatura e Kirit në pjesën e lagjes “Tre Heronjtë” , në periferi të Shkodrës ka disa vite që është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave.Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.Një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës.

Ndotësit kryesorë dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Në këtë lagje janë 30 familje të cilat janë të detyruar që ti hedhin mbeturinat në brigjet e lumit Kir dhe në pjesën e argjinaturës. Për shkak të këtij fenomeni rrezikohen edhe sëmundje të ndryshme që banorët mund të marrin. Hedhja e mbeturinave dhe harresa totale çojnë më pas në një gjëndje ku askush nuk ka forcën për ta sjellë në gjëndjen e mëparshme. E gjithë gjatësia e brigjeve të Kirit është e ndotur, ku zonat më problematike listohen ajo në Bardhaj dhe Kuç.