Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi dhe tregon te verteten: Ata me…

‘E keni dit’ është shndërruar në refrenin e verës dhe zëri i Klementit mesiguri ju ka pushtuar mediat sociale dhe jo vetëm. Këngëtari 14 vjeçar ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermalin, në të paktat dalje të tij televizive pasi Klementi preferon që muzika e tij të flas më shumë se gjithçka.

Kënga dhe klipi kanë ndezur diskutimet online për mungesën e tij në klip e në titull, diskutime që as Ermali s’mund ti anashkalonte. Çfarë thotë vet Klementi për këto reagime?

‘Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakort. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakort. Edhe per videoklipin i folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën’.

Klementi tregoi se ishte shumë i lumtur nga suksesi i këngës dhe se merr pafund mesazhe çdo ditë në Instagram e jo vetëm.

Në mesin e kësaj zhurme ai pranon se do të rrij me këmbë në tokë e të mos bëhet mendjemadh. 14 vjeçari shtoi se familjarët e tij kanë qenë këto kohë suport i madh për të ndërsa duke buzëqeshur shtoi se sot mes këngëtarve të fushës ndihet më i miri, ose siç tha ‘kështu thonë’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...