“Mami tradhton babin”, adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës

Në raportimin e zakonshëm nga qyteti i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie. Nipi iu ka zbuluar gjyshërve të tij se e ëma tradhton të atin, djalin e tyre. Vjehrrit kanë takuar nusen dhe i kanë treguar se janë në dijeni të tradhtisë së saj.

Dhurata: Një djalë i vogël rreth moshës 12-13 vjeç, diçka e tillë ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty u ka thënë të gjithë të vërtetën e familjes së tij.

Aldo: Çfarë mi?

Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen. Ndërkohë këta kanë telefonuar menjëherë zonjën, nusen e djalit të tyre dhe i kanë thënë që “duam të të takojmë nga afër”.

E kanë takuar dhe ia kanë plasur në sy gjithë të vërtetën që u ka thënë djali dhe ajo ka ngelur sepse është habitur se nuk e ka menduar që djali i saj t’ua thotë të vërtetën gjyshit dhe gjyshes duke qenë se e kishte porositur që “shiko mos trego”, gjëra të tilla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...