Nuk ka më asnjë dyshim. Xhensila Myrtezaj do të bëhet nënë për herë të dytë. Në 5-vjetorin e vajzës së saj Ajka, ka zbuluar gjininë e fëmijës.
Së bashku me Bes Kallakun dhe Ajkën hapën kutinë e madhe me anë të së cilës zbuluan se në familjen e tyre do të shtohet një djalë.
Shumë shpesh është përfolur se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël por vetë Xhensila i mohonte vazhdimisht por mesa duket paska zgjedhur këtë ditë të veçantë për ta bërë publike.