Pas shumë akuzash publike, se prej një viti nuk mundte të takonte të bijën, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksander Varfaj ka zbulur në profilin e tij në Instagram se më në fund është takuar me të bijën.
Ai ka ndarë momente nga takimi i ëmbël babë e bijë.
“Mezi prisja këtë ditë kur unë dhe ti më në fund mund të takohemi përsëri. Momentin kur mund të shikojmë njëri-tjetrin në sy. Momentin kur mund të përqafojmë njëri-tjetrin aq fort. Momentin kur mund të ndiejmë se zemrat tona rrahin së bashku si një. Të dua pafund Viktoria Varfaj”, shkruan Aleksi.