Luiz Ejlli i ftuar në “Fiks Fare” foli në lidhje me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, dhe për skenat e përfolura me Oltën.
“Po dëgjuam se kishe një skenë çuku-çuku me Oltën?”
“Për mu ndoshta janë disa skena çuku-çuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje”, tha Luizi.
“Po këtë puthjen mësuam se e ke bërë me 8 dubla”
“Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vet”, tha me shaka Luizi.