“Krimi im i parë…”, ish-mafiozi shqiptar John Alite rrëfen gabimin më të madh në jetë

Ish-mafiozi shqiptar, John Alite, ishte i ftuar sot në studion e Wake Up në Top Channel ku tregoi gabimin më të madh të jetës së tij.

I pyetur nga moderatori Blendi Salaj se kë konsideron hapin më fals në karrierën e tij në mafia, Alite u përgjigj se kur është përfshirë në radhë të parë

“Gabimi im ishte kur u përfshiva me mafien, se kur je i ri sheh famën, paratë, dhe merr vendime që nuk kthehesh dot mbrapsht. Ai ishte gabimi më i madh, që u futa në atë botë.

Është pak si të hysh në det me hapa të ngadaltë. Krimet e para ishte kur prishja këto makineritë që përdoren për të parkuar makinat, dhe merrja paratë që ishin brenda.

Krimi im i parë ishte kur bëra një krim të dhunshëm, kur godita dikë dhe aty e dija që isha futur në atë botë,” tha Alite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...