Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ndanë lajmin e bukur pak ditë më parë, se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti në festën e ditëlindjes së Ajkës zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Xhensila ka publikuar disa foto nga festa e ditëlindjes së vajzës, ndërsa bën me dije se ndodhet në javën e 23-të të shtatzënisë ose thënë ndryshe sapo ka hyrë në muajin e 6-të.
Epo këngëtarja paska ditur mirë që të fshehë për publikun lajmin e shtatzënisë. Sigurisht në këto foto nuk kanë munguar pëlqimet dhe urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit.