Në mënyrën më të “çuditshme”, Jori konfirmon se Beniada i ka dhënë fund romancës së saj

Duket se zërat që po qarkullojnë së fundmi se modelja Beniada Nishani dhe ish-futbollisti, Blert Hajdari i kanë dhënë fund romancës, janë të vërteta. Edhe pse vetë dyshja nuk ka bërë asnjë reagim ndaj këtij lajmi, një video e postuar nga mikesha e Beniadës, Jori Delli sapo konfirmoi zërat.

Dy mikeshat kanë kaluar fundjavëm bashkë në një prej resorteve në Durrës, dhë në videon e Jorit, dëgjohet teksa thotë se Beniada është beqare.

“Bën si diva, por ta dini që Beni është beqare”, dëgjohet të thotë Jori.

E pas kësaj, duke e theksuar, ajo ka postuar foton e mimikës së Benit duke shkruar frazën e njohur tanimë:

“Kape lajmin”

Dhe lajmi u kap goca!

Beniada Nishani dhe vëllai i Arbër Hajdarit u njohën vitin e kaluar në programin sportiv të Top Channel “Procesi Sportiv”, por duket se romanca e çiftit zgjati vetëm disa muaj.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME