2 makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në murin rrethues të një shtëpie

Këto janë pamjet që vijnë pasditen e kësaj të marte nga rruga e plazhit për në Tale të Lezhës.

Pikërisht në këtë vend, siç shihet edhe në foto, dy makina përfunduan duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie. Më parë mjetet u përplasën me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta.

Gazetarja Vera Deda thotë se nga ngjarja tre persona mbetën të lënduar lehtë. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila nisi punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit në fjalë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...