Stafet mjekësore kanë kaluar në gatishmëri për përballimin e temperaturave mbi 40 gradë celsius. Njësia e Lëvizshme e Asistencës Mjekësore u vendos në qendër të qytetit të Shkodrës, me ekipet mjekësore të dedikuara duke u bërë kështu një prej 9 njësive të vendosura enkas në këtë javë të të nxehtit ekstrem në koordinim me Njësinë e Forcave Mjekësore Ushtarake! Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu tha se ekipet do të jenë në gatishmëri për të përballuar jo vetëm valën e të nxehtit por edhe gjithë sezonin veror. Në të gjithë vendin janë 30 qendra verore të vendosura në zonat bregdetare. Ekipi i pajisur me infermier, ndihmës mjek, autoambulancë do të qëndrojë në qendër të qytetit gjatë kësaj jave e cila cilësohet si më e nxehta!