Pak kohë pasi bëri publike lidhjen me Mickey Neblett, Enca e ka sjellë partnerin e saj në Tiranë.

Çifti ka qenë prezent në koncertin e Eliades Ochoa që u mbajt së fundmi.

Në një video Enca dhe Mickey shfaqen duke kërcyer dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Këngëtarja ka veshur një fustan të zi saten ndërsa partneri i saj me xhinse dhe këmishë.