Blero dhe jeta e tij sentimentale është kthyer jo pak herë në fokusin e shtypit rozë.
Pas ndarjes nga Afrona këngëtari ishte në një tjetër raport dashurie i cili duket se përfundoi akoma pa filluar mirë.
Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Blero ka lënë të kuptohet se exat e tij janë futur në sherr me njëra-tjetrën.
Ai nuk ka dhënë emra dhe kjo gjë ka shtuar më tej kuriozitetin.
“E rana është që exat janë kapë mes vete tash. Kanë harru që janë X-a”, është shprehur ai.