Korriku ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë urgjencës së spitalit rajonal Shkodër. Mjeku Astrit Lahi thotë se ky numër shkon deri në 120 persona në 24 orë.
Shqetësim vijon të mbetet mos respektimi i hallkave, pasi qytetarët i drejtohen menjëherë spitalit duke evituar mjekun e familjes. Në këtë mënyrë thotë Lahi bëhet radhë dhe qytetarët do e kishin më të lehtë nese paraqiten së pari tek mjeku i familjes.
Virozat stinore dhe ato gastrointensinale mbeten rastet më të shumta. Apeli i bluzave të bardha ndaj qytetarëve është mos ekspozimi në diell, konsumimi i sa më shumë lëngjeve si dhe kujdesi në veshje.



