Në shtator nis sezoni i ri televiziv, e të gjithë jemi “sy e veshë” për të zbuluar se cilat do jenë programet e reja, e se kush do i moderojë.
Së fundmi, “Balkanweb” raporton se Kiara Tito është në bisedime për të qenë moderatorja e “Big Brother Fun Club”, duke u kthyer kështu në ekran pas përfundimit të “Kepi i VIP”-ave.
Duket se Megi Pojani s’do jetë më në krye të këtij programi që e moderoi sezonin e parë.
Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Megi po jetë bashkëprezantuese me Bora Zemanin në “Dancing with the Stars”, në zonën e “Gold Room”.
Roli i Kiarës si moderatore në “Fun Club” ende nuk është konfirmuar, ndaj na mbetet të presim edhe pak muaj për të mësuar nëse lajmi është i vërtetë