“Bën lekë pa folur, imazhi i saj…”/ Bledi: Jorit muaji mund t’i ketë shkuar 20 mijë euro

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar se sa aktivë janë aktualisht ish-banorët e këtij edicioni të BB VIP, ku edhe ai ishte konkurrent.

Mane ka treguar se sa para mund të fitojnë në muaj disa prej tyre, ku listën e kryesonte Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri dhe Ronaldo Sharka, me shifra mjaft të larta.

Por sipas tij, personazh befasues është Jori Delli, e cila ‘fiton lekë pa folur, në heshtje’.

“Një njeri që bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tagg-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur. Unë e kam thënë kur dilte Jori me rroba banje te pishina e BB VIP, këto të tjerët ‘ika se filloi dielli, nuk e duroj dot diellin’.

Jori bën lekë në heshtje. Jori vjen nga Italia dhe ndoshta ka përvojë në modeling dhe çështje komerciale. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë euro. Them se do vazhdojë gjatë, sepse imazhi i saj shet edhe pa folur. Ndoshta format, mënyra si ekspozon veten”, tha gazetari i njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME