I vdiq burri në aksident, gruaja: E mësova e fundit, isha shtatzënë dhe nuk ma thonin

Shqiponja Marku ka humbur bashkëshortin e saj 14 vite më parë në një aksident në zonën e Kamzës, pasi një makinë ia përplasi për vdekje.

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Shqiponja Marku tregon se ajo e mësoi e fundit për humbjen e bashkëshortit, pasi në atë periudhë ka qenë rreth 7 muajshe shtatzënë me fëmijën e dytë.

Shqiponja Marku: Unë jam Shqiponja Marku, jam me origjinë nga Puka, kam dy kalamaj. Më 7 Prill 2009, bashkëshorti im u aksidentua për vdekje në rrugën Kamzë-Institut. Jetonim përballë me qira.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Shqiponja Marku: Atë ditë si çdo ditë tjetër bashkëshorti im u nis për punë, kishte një lokal po me qira në Kamzë. Atë ditë do vinte pak më herët se ditët e tjera në shtëpi sepse kishim probleme me tubacionet e shtëpisë. 20 minuta përpara se të linte punën, më mori në telefon më tha po le punën po vij për shtëpi. Ndërkohë që ai nuk erdhi kurrë, u përplas edhe ndërkohë që fillova të bëhesha merak sepse nuk po më ngrinte telefonin.

Spartak Koka: Sa ishte ora?

Shqiponja Marku: Ka qenë 6 pasdite, ka qenë ditë.

Spartak Koka: Kur e mësove që ishte aksidentuar për vdekje?

Shqiponja Marku: Në fakt unë e kam marrë vesh e fundit sepse ma kanë fshehur ngaqë isha shtatzënë 7 muajshe dhe ma kanë mbajtur të fshehur deri sa ai ka vdekur. Unë i shihja njerëzit, shihja rrëmujën, shihja ambulancat nga shtëpi.

Spartak Koka: Nuk të shkoi mendja për ndonjë gjë të keqe?

Shqiponja Marku: Jo nuk më shkoi mendja. Thjesht i bija telefonit, ai s’ma ngrinte, por jo që ishte përplasur bashkëshorti im. Kisha vajzën 2 vjeç e gjysmë edhe shtatzënë me djalin, isha 6 muaj e pak.

Spartak Koka: Pra ai nuk ka arritur ta njohë djalin e tij dhe djalin të njohë të atin.

Shqiponja Marku: Jo. Për fatin e tij të keq dhe të fëmijëve të mi jo.

Shqiponja Marku kërkon drejtësi për bashkëshortin e saj të ndjerë, pasi ajo pretendon se shoferi i makinës që e përplasi për vdekje e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u larguar me azil në Austri dhe se ngjarja është manipuluar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...