‘Ky ujku që keni përballë është më pak i paguar’! Bledi Mane zbulon arsyen?

I ftuar në emisionin “Wake Up”, Bledi Mane, ka zbuluar se kush nga banorët e “Big Brother VIP” janë aktivë dhe po fitojnë para në rrjetet sociale pas përfundimit të reality show-t.

Sipas tij, disa prej ish-banorëve janë duke fjetur, por është zgjuar disa që dinë të menaxhojnë situatën’. Madje ai u shpreh se ‘me plot gojën janë milionerët e rinj të qytetit’.

Fillimisht Mane tregoi pesëshen që fitonte më shumë para, ku sigurisht listën e kryesonte fituesi i këtij edicioni të BB VIP, Luiz Ejlli. E më pas zbuloi edhe dy emra që kishin fitime, por më pak. Emri i tij ishte në listën e më pak të paguarve dhe këtë e shpjegoi kështu:

“Gjashta për modestinë është ky ujku që keni përballë. Jam tigri, se kam mbetur poshtë tigrit. Ndryshe nga banorët e tjerë, “Instagram”-i im është modest, unë provoj një herë në javë një sipërmarrës të ri, vajzë apo djalë me zero lekë.

Në “Instagram”-in tim apo “Facebook”-un tim nuk do shikoni kurrë reklama të tilla kundrejt pagesës. Sepse unë jam një njeri që kam jetë aktive qoftë edhe në media, se nuk u futa në BB VIP që të dal në televizion. I dua edhe unë lekët se edhe unë jam nevojtar. Por një njeri i zgjuar dhe me këmbë në tokë ka mundësi për të fituar në mënyra të tjera.

Unë kam një portal të vogël me një shokun tim, jam pjesë e programit “E Diell”. E kam pasur para BB VIP. Prej vitesh merrem me projektet e mia.

Në qoftë se deri dje shkoje te kontakti i një sponsori, korporate për një organizimin e një eventi, sot ti shkon me një bonus. ‘Ooo është gazetari, e Bledi i Big Brother’. Mua nuk më pëlqen ky epitet, por do t’a mbajë në kurriz”, tha gazetari i njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME