Luiz Ejlli ka publikuar këtë të enjte prodhimin e ri muzikor, një këngë që është dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.
Kënga titullohet “Dedikim”, ndërsa në tekst Luizi i shpreh Kiarës dashurinë: “Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.
Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesor janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. Në fund të këngës ata janë dy të rritur: Luizi dhe Kiara që vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin.