Çifti më i përfolur i momentit në Shqipëri, tanimë kanë një shtëpi edhe në Kosovë.
Luizi dhe Kiara së fundmi ishin në Prizren aty, aty ku u bënë me shtëpi të re.
“Nga tani e tutje Prizreni për mua është shtëpia e dytë”, ka thënë ndër të tjera moderatorja e njohur, para se të nënshkruante kontratën me kompaninë kosovare, aty ku padyshim pranë saj ishte edhe Luizi.
Ky hap ka gëzuar pa masë fansat e dyshesh në Prizren dhe Kosovë, të cilët tani do t’i kenë më afër çiftin më të famshëm të momentit në showbizin shqiptar.