U shfaq me sy të nxirë dhe krah të fashuar, Vis Pupa zbulon të vërtetën (VIDEO)

Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Ai ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga përditshmëria, këshilla apo dhe video e foto për të qeshur.

Para disa ditësh, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instagram” një video që u bë menjëherë viral në rrjet. Në të, ai shfaqej me sy të nxirë dhe me krah të fashuar.

Çfarë i ka ndodhur? Vis Pupa shfaqet me sy të zi dhe dorën e fashuar: Gruaja më… (VIDEO) E me humor, Visi shkruante se këtë ia ka bërë bashkëshortja e tij, Belina, pasi i kishte gjetur dy mesazhe në telefon. Ndërkohë partnerja e tij i komentonte se në fakt nuk ishte ashtu dhe tregoi versionin e saj.

Kuptohet se e gjitha ishte një shaka. E për t’a vërtetuar se e gjitha ishte bërë vetëm për të qeshur, ata sot kanë publikuar në rrjetet sociale momentin kur Belina po i lyente me bojë syrin aktorit.

“Ja dhe prapaskenat për ju që doni prova”, ka shkruar ish-banori i “Big Brother VIP” në postimin në “Instastory” teksa ka ripostuar videon e bashkëshortes së tij.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...