Dea Mishel ishte ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku Edi Manushi e pyeti ‘se më kë do të bëjë sherr Ronaldo Sharka”.
“Me mua nuk zihet se nuk kam nerva. A është zënë ndonjëherë me Erjolën? Unë them të zihet me Erjolën, të bëjnë ndonjë skandal”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 2”.
Kjo pyetje erdhi si pasojë e zënkave të shumta që Ronaldo ka pasur herë pas here me të ftuarit në “E Diell”. Moderatori i njohur njihet për tipin e tij ngacmues dhe të drejtpërdrejtë.
E duke qenë se Sharka nuk i ‘lë rehat dhe i ngacmon’ të ftuarit, pritet që në çdo puntatë të “E Diell”, ai të ketë ndonjë debat që menjëherë merr vëmendjen e të gjithëve.