Rudina dhe Marku janë ndër çiftet më të ndjekur. Që në thashethemet e para për këtë çift, vëmendja ishte shumë e madhe, e deri më sot, që ata janë burrë e grua, të dy vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Thuajse gjithmonë, ata janë të pandarë. Duke qenë edhe partnerë në biznes, Rudina dhe Marku, i sheh bashkë si në punë, si në të përditshmen, ashtu edhe në evente.
Megjithatë, kur nuk është Rudina me të, “ia beson” vetëm mikeshës së saj e bashkëpunëtores së ngushtë, Jeri Lalaj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ish-deputetin me Jerin, një emër i njohur në vendin tonë si PR, por edhe mikeshë e ngushtë e çiftit. Të dy duken shumë të përfshirë në bisedë, ku me gjasa bashkëpunimi i tyre në punë, nuk ka mbetur pa u prekur si temë bisede.
Në këtë takim kaq të zellshëm, mungon aktorja, e cila shpesh herë publikon në rrjetet e saj sociale pjesë nga e përditshmja e saj ku Jeri dhe Marku janë gjithmonë pranë saj. E njohur si një nga personazhet më të hapura, Rudina ka folur në media edhe për momentet e vështira me Markun. Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj.
Në një intervistë së fundmi, Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”. Moderatorja dhe aktori megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”. “Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt. Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.