Marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira? Luizi i jep njëherë e mirë fund aludimeve për raportin e Kiarës me nënën e tij!

Luiz Ejlli i ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve se marrëdhënia mes Kiara Titos dhe nënës së tij nuk është e mirë.

Këngëtari ka publikuar një foto teksa nuse e vjehrrë darkojnë së bashku nën shoqërinë e tij, si një familje e lumtur.

Ish-banori i BBV tregoi me këtë imazh se raporti mes partneres dhe nënës së tij është shumë i mirë. Ndërkohë Kiara Tito pak ditë më parë u filmua me vjehrrën e saj në një supermarket.

Ndërsa vetë këngëtari ka publikuar edhe një video me Kiarën dhe nënën e tij në rrjetet sociale.

Thashethemet se raporti mes Kiarës dhe vjehrrës së saj nuk ishte i mirë nisi pas nëna e Luiz Ejlli u tregua e ftohtë kur u pyet për partneren e të birit.

Gjithashtu ajo, edhe pse ishte në Shqipëri, nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Luizit dhe Kiarës që u mbajt në Bashkinë e Tiranës natën finale të BBV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME