Çmimet në bregdetin shqiptar këtë vit pësuan rritje në krahasim me vitin e shkuar .

Krahas rritjeve te çmimeve të hotelerive , rritje kanë pësuar edhe ushqimet dhe shërbimet .Për familjet me të ardhura mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon çmimet janë bërë të papërballueshme. Të pyetur nga rtsh Shkodra , disa prej tyre thonë se çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, por vlerësojnë shërbimin e ofruar .

Velipoja mbetet një ndër plazhet më të preferuara në Shqipëri duke patur një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj që përllogariten rreth 100 mijë në sezon.
Ndërsa ka një kapacitet hotelerie prej 25 mijë shtretërish, ndërsa vitet e fundit ka edhe një zgjatje të sezonit që nis në maj dhe përfundon në tetor, në varësi edhe të kohës.