“Të kesh mik edhe kryeministrin”/ Luiz Ejlli mbushet me gjoba: U binda që radari dhe droni nuk të fal

Luiz Ejlli duket se nuk i ka mirë punët me gjobat e automjetit.

Në një video të postuar në “Instagram”, Luizi thotë se është mbushur me gjoba dhe ka dalë në përfundimin se droni apo radari nuk njeh “mik”.

“Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët.“-thotë Luizi.

Këngëtari në fund ka ndarë edhe një mesazh sensibilizues.

“Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën.”- thotë Luizi në Instagram.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME