Nuk është e çuditshme që videot e Luiz Ejllit të bëhen virale në rrjet pasi ai mban “fronin” e shikueshmërisë tani për tani në rrjetet sociale.

Së fundmi fituesi i “Big Brother” po komentohet nga fansat dhe ndjekësit e tij lidhur me një video ku ai shkrep disa foto me mbështetësit e tij por në video bie në sy një detaj interesant Luizi takon dy dashamirës të tij një vajzë dhe një djalë, ku me vajzën ai bën foto nga xhami i makinës së tij duke mos u ulur për ta takuar ndërsa me djalin që shikohet në video ulet dhe shkrep një foto krah për krah.

A vjen ky veprim për të treguar se e vetmja vajzë që mund të bëj foto afër me këngëtarin është partnerja e tij Kiara Tito, a është Kiara aq xheloze sa Luizi nuk “i lejohet” të bëj foto me vajza?

Përtej kësaj çifti janë shumë të dashur për publikun shqiptar.

https://www.tiktok.com/@luizonee/video/7262808539352124677