Jemi në kulmin e pushimeve verore për këtë vit dhe tashmë një pjesë e mirë e VIP-ave shqiptarë kanë bërë zgjedhjet e tyre, për vendin se ku do t’i kalojnë pushimet.
Dhe ajo që bie në sy në rrjetet sociale është se shumë prej VIP-ave shqiptarë, pushimet e këtij sezoni veror kanë zgjedhur që t’i kalojnë në ishullin luksoz të Italisë në Capri.
Duke filluar nga aktorja Olta Gixhari, moderatorja Luana Vjollca, Viola Spiro, Rudina Magjistari, Bieta Sula, Emina Cunmulaj, Antonela Berisha, Deborah Keci.
Ato kanë ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e tyre, duke na i zbukuruar Instagramin me fotot e realizuara aq bukur në këtë ishull.