Sezoni turistik ka shtuar numrin e bizneseve që operojnë në Qarkun e Lezhës, ku 600 është numri i subjekteve që operojnë vetem në sektorin e turizmit.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë Oliana Moriseni, gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit.Numri i subjekteve që deklarojnë të ardhurat është rritur ndjeshem, por ka ende pune për të bërë në këtë drejtim tha Moriseni.
Problem për Drejtorinë rajonale të Tatimeve në Lezhë mbetet prezenca e qytetareve me çelesa nëpër rruget e Shëngjinit, të cilët lëshojnë banesa me qira për pushuesit duke shmangur taksat.
Sezoni turistik ka rritur dhe numrin e të punësuarve kryesisht në zonen e Shëngjinit, ndonëse bizneset kanë hasur vështiresi për të siguruar stafin.