Safeti në burg dhe Alma në ‘arrest shtëpie’, qentë endacakë ‘pushtojnë’ qytetin e Kukësit

Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.

Siç tregohet edhe në këto pamje, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, duke ecur, apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.

Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët. Shtimi i qenve endacakë, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në verë i dëbojnë.

Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërish situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.

Kujtojmë se pikërisht strehimi i qenve endacakë u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për shkak se kreu marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, e cila kishte dhe një projekt për grumbullimin e kafshëve që nuk kanë pronar, në qytetin verilindor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...