Prej disa ditësh moderatorja simpatike Bora Zemani dhe artisti Donald Veshaj janë rikthyer në qendër të vëmndjes, dhe kjo për shkak të lajmit të qarkulluar në media për një projekt të tyre kinomatografik.
Ky lajm i ka bërë kureshtarë ndjekësit e tyre duke nxitur spekulime nga më të ndryshmet.
Edhe pse ata vetë nuk kanë zbuluar detaje, burime pranë revistës “Bordo” kanë lajmëruar se çifti ka zgjedhur të vijë pranë publikut të tyre me një film.
Ky film pritet të jetë më shumë si një “reality show”, pasi aty do të tregohet edhe historia e tyre personale.