“Më morën dy euro për një pjatë bosh”, blogerja e tronditur publikon faturën e restorantit

Një restorant luksoz me qendër në Liguria, Itali tarifoi dy euro për një pjatë bosh pasi blogerja Selvagia Lucarelli kërkoi një pjatë shtesë për ta ndarë me vajzën e saj.

Veprimi i atij restoranti ka shkaktuar zemërimin e një klienteje, e cila ka shpërndarë një foto të faturës në rrjetet sociale dhe shumë shpejt është përfshirë edhe publiku italian i neveritur nga veprimet e restorantit.

Blogerja Lucarelli i kërkoi kamerierit një pjatë të zbrazët në mënyrë që ajo të ndante pjatën. Ajo u trondit kur shikoi faturën ku i ngarkuan për atë pjatë shtesë, dhe fatura e renditi atë si “pjatë ndarjeje”.

Shtesa ka qenë 7.5 euro dhe fatura totale 55.5 euro.

Pasi gruaja postoi një foto të faturës në rrjetet sociale, publiku italian e dënoi restorantin dhe diskutimit iu bashkua guvernatori i Ligurias, Giovanni Totti, i cili ndjeu nevojën për të dënuar praktikën e restorantit: “Për mua, kjo pagesë shtesë, nuk është e drejtë.”

Shumë shpejt pronarët e restorantit folën dhe u përpoqën të shpjegonin procedurën: “Tavolina është për tre, dhe ata hëngrën për një”. Dikush i lan edhe ato pjata. Zonja që postoi faturën ishte në një tavolinë për tre persona kur erdhën dy të rritur dhe një fëmijë. Ata porositën vetëm një pjatë makarona me pesto dhe një pjatë me peshk të skuqur dhe kërkuan pjata shtesë për të dyja. Pra, ata kishin gjithsej katër pjata dhe ne të paguheshim vetëm për një, sepse paguajmë edhe lavastoviljen”./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...