Jori Delli në lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma?

Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli u kthye ndër emrat më të komentuar në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vëmendja ndaj Jorit nuk ka munguar sidomos për jetën e saj private.

Herë pas here modelja është pyetur për statusin e saj, por ajo ka vazhduar të mohonte se është në një lidhje dashurie.

Modelja shqiptare pozon pa të brendshme: “Është kënaqësi të jesh grua”
Mirëpo, tani zërat se ajo është në një lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma janë shtuar.

Ky i fundit ka postuar disa imazhe të reja nga performanca e tij e fundit, bashkë me atë të një vajze që shihet e kthyer me shpinë, ndërsa ai i dhuron një puthje.

Kjo ka mjaftuar dhe në komente është shkruar emri i modeles shqiptare, për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku.

Në anën tjetër, modelja ka reaguar në fotot e reperit duke i dhënë thjeshtë pëlqimin e saj.

Ndryshe, Jori pas BBVA 2 ka vazhduar me projekte të ndryshme, javë më parë ajo u bë pjesë e videoklipit të reperit Noizy me Sfera Ebbasta ‘Location’.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...