Po performonte në një lokal në Dhërmi, këngëtari Endri Prifti ‘zhduket’ papritur nga skena si me magji (Video)

Një episod i pazakontë ka ndodhur në Dhërmi.

Këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Endri dhe Stefi, si edhe Aleksandër Gjoka ishin të ftuar mbrëmjen e kaluar në një lokal, kur një prej tyre papritur është “zhdukur”.

Teksa dy vëllezërit korçarë performonin në skenë, Endri Prifti është “zhdukur” nga skena si me magji.

Në videon më poshtë duket se si këngëtari i mirënjohur teksa kërcen në skenë bie poshtë, duke krijuar një iluzion optik ku duket sikur ky i fundit është zhdukur.

Megjithatë mësohet se ky incident nuk ka ndaluar performancën e tyre deri në mesnatë dhe se Endri Prifti nuk është lënduar fizikisht pas incidentit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...