Gjyshja e mamit apo ajo e babit, kush duhet më shumë? Ja ç’thonë psikologët…..

Sipas disa studimeve që përcjell një portal italian (passionemamma), gjyshja nga ana e nënës është më e rëndësishme për fëmijën se ajo nga ana e babait. Kjo gjë ndikohet nga disa faktorë dhe le të shohim cilët janë ato.
Përse gjyshja e mamit është më e rëndësishme?
• Për forcë të zakonit fëmija do të kalojë më shumë kohë me gjyshen e mamit duke qënë se edhe vetë nëna e re do të preferojë të kalojë më tepër kohë me nënën e saj. Do të kërkojë ta shoqërojë gjatë ekografisë, në momentin e banjos së fëmijës, do t’i kërkojë ta ndihmojë me fëmijën etj. Vetvetiu krijohet një raport më i thellë.
• Gjyshet e mamit shpesh janë më të disponueshme. Sipas disa studimeve ato janë më të gatshme të mbajnë nipërit dhe mbesat. Në momentin që ato e shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi ofrohen direkt për ta ndimuar.

• Që në momentin e lindjes ato e shohin nipin dhe mbesën si fëmijën e tyre. Pra ai fëmijë ka ardhur në jetë nga vajza e tyre dhe jo nga një “e panjohur” që tashmë është gruaja e djalit. Gjyshet e babait duan pak kohë të mësohen me idenë dhe të krijojnë një lidhje të mirë me fëmijën. Megjithatë kjo nuk është absolute.

• Gjyshja e mamit ka një rëndësi gjenetike. Ajo ka mbajtur në trupin e saj ovocitin e nënës, prej së cilit u krijua veza dhe më pas fëmija. Në momentin që gjyshja ka qënë shtatzanë me nënën e bebes, ovocitet e saj ishin formuar.
• Shpesh nënat kanë më tepër besim tek mamaja e tyre. ato e dinë si sillet nëna e tyre sepse prej saj janë rritur prandaj është normale që të ndiejë më tepër besim se tek vjehrra. Kjo është një nga arsyet se përse nëna e re preferon që nëna e saj të kujdeset për fëmijën dhe për pasojë marrëdhënia e fëmijës me të do të jetë më e fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...