“The Guardian”: Italianët të zhgënjyer nga kostot, pushojnë në një nga vendet më të varfra të Europës

Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Në një artikull të fundit The Guardian shkruan se italianët kanë shmangur resortet vendase dhe kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet e lira të Adriakut.

Por vëmendjen e Shqipërisë e mori edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila zgjodhi që të udhëtonte drejt Vlorë me traget, duke u larguar nga ferma në Pulia e rrehtuar me pemë ulliri.

Në artikull përmenden edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit në deklaratat e tij ftonte turistët e italianë të vizitonin Shqipërinë.,

“Kryeministri Edi Rama ndezi ‘debatin’ duke u mburrur në rrjete sociale për pushtimin e gati gjysmë milioni të turistëve italinë. Por ai ngjalli reagime të shumta edhe për faktin se krahasoi një foto të një trageti ku bëhej krahasimi me dyndjen e turistëve italianë në Shqipëri, por që në fakt më pas u sqarua se ishte një foto e vjetër që i përkiste emigrantëve shqiptarë që u larguan në Itali në gusht të vitit 1991.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i bëri një ftesë homologes italiane Giorgia Meloni, kjo e fundit vizitoi Vlorën bashkë me familjen.

Italianët dhe turistë të tjerë europianë kanë zgjedhur Shqipërisë, një nga vendet më të varfra të Europës, imazhi i së cilës është përlyer prej kohësh nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Po, ata tërhiqen nga plazhet dhe malet gjithashtu ata janë kryesisht të magjepsur, siç pranon Rama, nga kostot e lira të vendit.

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Itali është rritur këtë vit krahasuar me vitin 2022, udhëtimet e brendshme janë ulur deri në 30% , sipas shifrave të këtij muaji nga shoqata e turizmit, Federturismo.

Disa italianë kanë hequr dorë nga pushimet për shkak të kostos së lartë të jetesës, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur destinacione më të lira edhe nëse kjo nënkupton pagesën e fluturimeve apo trageteve.

“Edhe pse shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre, të shtyrë kryesisht nga varfëria dhe korrupsioni, vendi po tërhiqte vizitorë spanjollë, britanikë, amerikanë “e madje edhe australianë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...