Dikur Jori kritikonte Kristin, sot i dashuri i saj mban thonj të lyer me manikyr!

Prej disa ditësh Jori është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. Ama ditën e djeshme ata kanë vërtetuar se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. Reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.

Pasi Jori konfirmoi publikisht lidhjen e saj me reperin italian, ndjekësit në Instagram nuk e kanë lënë aspak të qetë. Kjo për shkak se kanë rikujtuar momentin kur Jori brenda shtëpisë së “BBV2” ka paragjykuar Krist Aliajn për faktin se mban të lyer thonjtë e gishtave të dorës me manikyr ndërsa sot i dashuri i saj Fred De Palma gjithashtu i mban thonjtë e lyer si Kristi. Këtë ndjekësit e kanë rikujtuar dhe ka shumë video që janë bërë virale.

Jori: E ke parë veten? Burrë me manikyr…

E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi Jori ka postuar në Instagram një video teksa në një fushë tenisi ajo dhe i dashuri i saj shkëmbejnë një puthje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...