‘Ti more ka… ku je, takohemi si burrat unë e ti’! Stresi i kërkon falje familjes

Çfarë ndodhi me Stresin?/I kërkoj falje familjes simëStresi duket se është përfshirë sërish në sherret virtuale, ku ka shpërthyer në të shara kundrejt presonava që duket se e kanë ofenduar reperin.

Për disa ditë rresht, reperi shihet të ketë bërë disa reagime të ashpra në rrjetet sociale, duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm.

Nuk është ende e qartë se për çfarë ka nisur e gjithë kjo “luftë” virtuale por duket se e gjithë situata e ka mërzitur së tepërmi Stresin.

Përmes një postimi të bërë mbrëmjen e kaluar në profilin e tij të Instagramit, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.

“I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot ëshë familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj”.

Pas ndjesës së kërkuar, Stresi i drejtohet sërish personit që e ka mërzitur kaq shumë, duke shtuar: “Ti more karkalac njeriu më i urryer në Shqipëri, më thuaj ku je dhe të premtoj që do vi të të takoj. Le t’i lëmë familjet jashtë, si burrat, veç unë edhe ti?”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...