Termi “superhëna” shfaqet kur hëna është në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth tokës. Orbita e hënës rreth tokës është eliptike, kështu që çdo muaj ajo afrohet dhe largohet.
Ka dy lloje hënash blu: superhëna blu e gushtit i përket kategorisë së parë (“hëna blu kalendarik”), ku kemi dy hëna të plota në të njëjtin muaj. Kjo ndodh çdo dy ose tre vjet pasi një hënë e re e plotë lind çdo 29.5 ditë. Hëna tjetër blu do të shihet më 31 maj 2026.
Lloji i dytë i hënës blu, i quajtur “hëna blu sezonale”, përshkruan të tretën nga katër hënat e plota gjatë një periudhe astronomike. Kjo ndodh kur një vit kalendarik ka 13 hëna të plota në vend të 12. Hëna e ardhshme blu sezonale, e cila gjithashtu ndodh çdo dy ose tre vjet, do të lindë më 19 gusht 2024.
“Hëna e korrjes”
Hëna e plotë e ardhshme, siç njihet “hëna e të korrave” , do të lindë më 29 shtator. Përveç se është një nga hënat e plota më të famshme të vitit, është edhe superhëna e plotë e fundit.